Nxënësit e shkollës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, do të marrin pjesë në ditën e shkollës së “Europian Middle School Vienna” (Europa Fest)
Shkolla austriak është e binjakëzuar me shkollën Pjetër Bogdani, ndërsa nxënësit nga Prishtina do të paraqiten me tri pika muzikore: Himni Europian, këngën Baresha dhe këngën We are the World.
Kjo vizitë po mundësohet nga binjakëzimi i bërë në mes shkollës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë dhe “Europian Middle School Vienna”, në Vienë.
Në këtë vizitë do të marrin pjesë 10 nxënës, drejtoresha e shkollës Jehona Oruçi, koordinatorja e projektit, mësuesja Dafina Alaj dhe, arsimtarja e edukatës muzikore, Besa Morina.
Gjatë vizitës nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave pjesëmarrëse, do të bëjnë shkëmbimin e përvojave të ndryshme dhe vizitë objekteve të ndryshme historiko-kulturore. /Telegrafi/