Nxënës të shkollës fillore“Zenel Hajdini” kanë protestuar të martën në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për të ndjerin Aulon Zeka.
Organizatorja e protestës Alije Salihu tha se kërkojnë drejtësi për shokun e tyre, Aulon Zeka.
“Me pas drejtësi për shokun tonë Aulonin. Ata që e kanë bërë këtë të arrestohen dhe të vuajnë dënimin. Do të protestojmë deri sa të vihet drejtësia në vend”, ka dhënë ajo.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e shtunë në rrugën “Gjon Sereçi” në Prishtinë. Ai ishte qëlluar me katër plumba.
Dy persona të dyshuar janë arrestuar. /Telegrafi/