Site icon Telegrafi

Nxënësit e shkollave të mesme u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë të miratojnë ndryshimet për transport publik falas

Nga Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme kërkojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që sa më shpejt t’i miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për transport publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Nga 17 marsi, Lidhja e nxnënësve të shkollave të mesme dorëzuan Propozim-ligjin në Kuvend, ku u njoftuan nga kryetari i Kuvendit se teksti është dërguar te të gjithë deputetët.

Edhe pse ka mbi një muaj, ky propozim ende nuk është dërguar në procedurë ligjore/

Nga Lidhja e nxnënësve të shkollave të mesme shprehen se ka kaluar mjaf kohë dhe kërkojnë që sa më shpejt të dërgohet në procedurë dhe të votohet./Telegrafi/

Exit mobile version