Site icon Telegrafi

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës nesër mbajnë marsh për Astrit Deharin

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës nesër (e premte) do të mbajnë marsh protestues për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në njoftimin dërguar për media thuhet se marshi do të nisë në orën 14:00.

“Nesër në ora 14:00, tek sheshi”Zahir Pajaziti” do të mbahet marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme. Pjesëmarrës do jenë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version