Site icon Telegrafi

Nxënësit e riatdhesuar s’e humbin vitin (Video)

Gjatë valës së migrimit në periudhën në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, vetëm nga Komuna e Prishtinës kanë braktisur shkollën rreth 800 nxënës. Deri tash janë kthyer mbi 100 prej tyre.

Për periudhat e humbura të mësimit këta nxënës nuk do të humbin edhe vitin. Ata do t’i nënshtrohet një provimi të veçantë, mirëpo kjo nuk do të arrijë të kompensojë pjesën e humbur. Kështu thotë drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Hatmane Demiri, drejtoreshë në shkollën fillore “Ismajl Qemajli” ne Prishtinë, thotë se në këtë shkollë janë kthyer vetëm pesë nxënës nga 30 sa kanë migruar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në tërë territorin e Kosovës mbi 5000 nxënës kishin braktisur Kosovën me familjet e tyre në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Mirëpo, ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e nxënësve që janë kthyer. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version