Drejtoria Komunale e Arsimit mirëpret vazhdimin e procesit mësimor nga të gjithë nxënësit e paraleles së fuzionuar të fshatit Gjergjicë të cilët janë duke ndjekur mësimin në shkollën amë në SHFMU “Abedin Bujupi” në Arllat.
“Po ashtu DKA-ja, mirëpret edhe vazhdimin e procesit mësimor nga disa nxënës të paraleleve të fuzionuara të fshatit Abri dhe Godanc dhe njëherit kërkon edhe nga nxënësit tjerë ti bashkëngjitën bashkëmoshatarëve të tyre për të vijuar procesin e rregullt mësimor.
Njëherit, DKA-ja në Drenas, falënderon edhe prindërit e fshatit Gjergjicë të cilët kanë treguar maturi dhe nuk e kanë vazhduar pengesën e fëmijëve për t’u shkolluar që është e garantuar edhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtoria Komunale e Arsimit, ju benë thirrje prindërve të paraleleve të fuzinuara në fshatin Abri dhe Godanc,që të ndjekin shembullin e prindërve të fshatit Gjergjicë në mënyrë që të vazhdohet procesi i rregullt mësimor.
Vijimi i procesit mësimor nga nxënësit e paraleleve të fuzionuara, është një veprim shumë i mirëpritur nga ana e Komunës dhe ndihmon proceset për një edukim sa më cilësor për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/