Nxënësit në një klasë të pestë të Virxhinias i thanë presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden të hënën se mësimi virtual u dha atyre mundësinë për të ngrënë, për të dremitur dhe madje edhe për të shmangur përgjigjen në ndonjë pyetje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për nxënësit e Shkollës Fillore Yorktown, e cila tani është e hapur katër ditë në javë, me nxënës që ndjekin mësimet të hënën, të martën, të enjten dhe të premten.
Nxënësit nuk vijnë në klasë të mërkurën në mënyrë që shkolla të pastrohet.
Teachers are an extraordinary force for good in our nation — I’m lucky enough to be married to one and have seen firsthand how hard they work for their students. This year teachers have gone above and beyond to help children learn through the pandemic. So please, thank a teacher. pic.twitter.com/NbzPJ1S7H1
— President Biden (@POTUS) May 3, 2021
Njëri tha: “nëse do të ishim vërtet të lodhur, do të dremitnim pak”.
Një tjetër tha, “ndonjëherë kur Zonja B ishte duke i kushtuar vëmendje diçkaje tjetër, mund të haje dhe ishte kënaqësi”.
Dhe një tjetër nxënës shtoi: “Nëse nuk e dini pyetjen, thjesht mund të pretendoni sikur mikrofoni juaj nuk funksionon”.
Nxënësit i treguan çiftit Biden projektet e tyre shkencore përpara se Presidenti Biden më vonë t’i pyeste nëse u pëlqente të mësonin virtualisht derisa përgjigjet e tyre është të përziera.
Ndryshe, nxënësit në shumë shtete në botë është dashur të mësojnë në mënyrë virtuale për pjesën më të madhe të pandemisë.
Por një studim vitin e kaluar nga Fairfax County, Va., Zyra e Shkollave Publike e Kërkimit dhe Përmirësimit Strategjik sugjeron që nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta po shohin më pak sukses akademik si rezultat i të mësuarit online. /Telegrafi/