Holli i Kuvendit ishte mbushur përplot njerëz në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në mesin e tyre kishte edhe nxënës të shkollave të mesme. Ata përveç që ishin të zhurmshëm në një farë forme edhe e kanë “ngucur” kryetarin e Kosovës, Kadri Veseli.
Derisa po mbante fjalim James Hoppe nga USAID-i, nxënësit që ishin lart tyre provokonin në mënyra të ndryshme duke ngritur dy gishta por edhe duke bërë me mimika në drejtim të Veselit.
Ky i fundit këtë gjë e ka marrë me sportivitet duke u qeshur atyre dhe duke u folur me duar.