Telegrafi

Mësuesi në Malishevë, përshëndetet në mënyrë të veçantë para daljes në pension (Video)

Një mësues në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës është përcjellë në mënyrë të veçantë me rastin e pensionimit të tij.

Feim Krasniqi, i cili për 44 vite shërbeu për arsimin në Malishevë, u përcoll nga kolegët e nxënësit duar me duar teksa po dilte nga shkolla fillore “Emin Duraku”.

Të gjithë nxënësit janë bërë rresht dhe presin me radhë për ta përshëndetur mësuesin.