Një mësues në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës është përcjellë në mënyrë të veçantë me rastin e pensionimit të tij.
Feim Krasniqi, i cili për 44 vite shërbeu për arsimin në Malishevë, u përcoll nga kolegët e nxënësit duar me duar teksa po dilte nga shkolla fillore “Emin Duraku”.
Të gjithë nxënësit janë bërë rresht dhe presin me radhë për ta përshëndetur mësuesin.