Site icon Telegrafi

Nxënësit e klasave të nënta nesër kthehen në shkollë

Nxënësit e klasave të nënta  ndryshe nga të tjerët pas 3 muajsh në shtëpi, i kthehen bankave shkollore e të cilat do të jenë më larg nga njëra tjetra.

Ata do të shpërndahen edhe në më shumë klasa.

Megjithatë kontaktet fizike mes tyre po konsiderohen zor të menaxhueshme.

Për dy javë  këta do të përgatiten për testin e arritshmërisë, por edhe për shqyrtimin e pakënaqësive me nota e  vlerësimin e nxënësve që nuk kanë pasur mundësi të vijojnë mësimin në distancë.

Për t’i përgatitur për testin që do të mbahet me 23 qershor, gati janë edhe komunat tjera, njofton klanks.

Në ditën e testimit që i bie të jetë e martën e 22 qershorit, pos rregullave për mos-kopjim në klasat ku planifikohet jenë veç 15 nxënës janë shtuar edhe rregulla të reja.

Nxënësit do të obligohen të mbajnë maskat dhe distancën.

Po nuk respektuan këto rregulla do të përjashtohen nga qendra e testimit dhe do të ju anulohet ky afat.

Exit mobile version