Nxënësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Kamenicë, fotografitë e fundvitit i kanë realizuar me alkool përpara tyre.
Këto fotografi, të shoqëruara edhe me uniforma ushtarake, nxitën reagimin e asambleistëve komunalë, e po ashtu edhe të Kryetarit të Komunës, i cili ftoi në takim urgjent Drejtorin e Arsimit dhe atë të shkollës.
Nga këta, Begzad Sinani mori vesh se fotografitë nuk janë pjesë e panos vjetore.
E drejtori i shkollës tha se këto fotografi janë shqetësim por ka siguruar se pano do të realizohet konform rregullave të shkollës dhe drejtorisë.
https://www.youtube.com/watch?v=jlYlo1vRACs