Këshilli i nxënësve të gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, ka bërë të ditur se sërish nesër do të mblidhen tek gjimnazi për të kundërshtuar mbylljen e shkollës së tyre.
Ata shtuan se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas pranimit për tu takuar më ta, ka anuluar takimin me pretekstin siç pretendojnë nxënësit se ishin shumë veta.
” Nxënësit e shkollës sonë marshuan drejtë Komunës së Prishtinës, ku aty kërkuan përgjigje rreth çështjes së shkollës ani pse Komuna, DKA dhe Kryetari Shpend Ahmeti refuzuan të dalin dhe të jepni përgjigje.
Kur Kryetari i Komunës së Prishtinës dakordoi të takohet me neve, anuloi takimin me pretekstin se ishim shumë; 6 nxënës, 2 Profesorë dhe Drejtori i shkollës sonë z.Ilmi Reçica”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Ne filluam rezistencën në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që shkolla jonë të mbyllet.
DKA pretendon që raporti inxhinierik nuk aprovon që në shkollën tonë të mbahet mësim, mirëpo në të njëjtën kohë nuk jep garanci që shkolla jonë do të rindërtohet e që toka në të cilën qëndron nuk do të keqpërdoret.
Nxënësit e shkollës sonë marshuan drejtë Komunës së Prishtinës, ku aty kërkuan përgjigje rreth çështjes së shkollës ani pse Komuna, DKA dhe Kryetari Shpend Ahmeti refuzuan të dalin dhe të jepni përgjigje.
Kur Kryetari i Komunës së Prishtinës dakordoi të takohet me neve, anuloi takimin me pretekstin se ishim shumë; 6 nxënës, 2 Profesorë dhe Drejtori i shkollës sonë z.Ilmi Reçica.
Andaj nesër, kthehemi në orën 8:00 tek gjimnazi, për të mbajtur dinjitetin e shkollës sonë. Ftojmë nxënësit që qëndruan stoikisht sot së bashku me profesorë e stafin teknik. Ftojmë prindërit të cilët paguajnë taksa për ndërtimin e shkollave tona dhe mirëmbajtjen publike. Ftojmë mediat të na mbështesin.
Ftojmë të gjithë t’i tregojmë Kryetarit se 6 nxënës, 2 profesora dhe drejtori nuk janë shumë. Interesi i 1500+ nxënësve është shumë.
NUK KA PAZARE ME SHKOLLA SHQIPTARE! /Telegrafi/