Problemet në arsim në Tetovë vazhdojnë. Përveç gjmnazistëve maqedonas, në shkollë nuk shkojnë edhe nxënësit nga shkolla e mesme ekonomike “8 shtatori”, kurse mësimi nuk ka filluar edhe për nxënësit e shkollave të mesme nga zonat rurale të Tetovës, për të cilët komuna ende nuk ka organizuar transport falas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga transportuesit tha se edhe pse është fillimi i vitit shkollor, komuna e Tetovës ende nuk ka lidhur kontratë për transportin e nxënësve.
‘Problemi është te komuna, e jo te ne. Ne nuk mund të transportojmë nxënësit, nëse nuk kemi lidhur kontratë. Tani disa nxënës duhet të paguajnë, kurse disa të tjerë rrinë në shtëpi’, – tha një nga transportuesit e nxënësve, i cili dëshironte të mbetet anonim.
Nga shkolla e mesme ekonomike thonë se mësim që nga e marta, që kur ka filluar rindërtimi i dyshemesë së shkollës. Ata thanë se fajësojnë pse punimet nuk janë kryer gjatë pushimeve të verës, duhet ta kërkojmë në Ministrinë e Arsimit, ku gjatë ditës nuk arritëm të marrim asnjë përgjigje, thonë nga portali Meta.
As autoritetet komunale deri tani nuk kanë dhënë ende ndonjë koment në lidhje me problemin e pazgjidhur të hapësirës me nxënësit e shkollës së mesme të Gjimnazit të Tetovës dhe për jo-organizimin e transportit falas për nxënësit nga zonat rurale. /Telegrafi/