Telegrafi

Nxënësit çmenden pas darkës së shkollës

Tinejxherët, mes moshave 13 e 15 vjeçare, kanë konsumuar ekstazi nga supa dhe pijet e tyre në shkollën e qytetit Yuzhno-Sakhalinsk të Rusisë lindore.

Arsimtarët kanë thënë se dukej që shkolla ishte shndërruar në një “azil të çmendurish” pas drekës.

Doktorët e ftuar kishin thënë se nxënësit po shfaqnin shenja të dehjes derisa hetuesit më vonë gjetën gjurmë të drogës ekstazi.

Tatyana Kutuzov, zëdhënëse e zyrës së prokurorit të qytetit, ka thënë: "Një hetim është në vazhdim e sipër pasi që ekspertët tanë kanë zbuluar se uji po përmbante gjurmë të opiateve dhe amfetaminave, të cilat janë komponentë të njohur të drogës ekstazi".