Nxënësit e një shkolle në New York, kanë organizuar një tubim në shenjë proteste për dekretin e Presidentit, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga 7 vendet islame, si dhe në shenjë solidarizimi me muslimanët.
Nxënësit e rajonit të Manhattan-it të poshtëm kanë organizuar këtë tubim në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për shokët muslimanë të tyre. Protestës i janë bashkuar edhe punonjësit e shkollës, si dhe prindër të nxënësve.
“Jo ndalimit të muslimanëve”, “Jemi të gjithë njerëz”, “Emigrantët e bëjnë SHBA-në të madhe”, “Jemi të gjithë emigrantë”, ishin disa nga pankartat që nxënësit mbanin në duar. Protestuesit të cilët marshuan në parkun Tomkins Square, dhe më pas u mblodhën në qendër të tij, pas protestës u shpërndanë të qetë.
Ndërsa mësuesit e shkollës kanë thënë se kanë organizuar këtë protestë për të ndihmuar muslimanët të cilët janë ndikuar nga ky dekret.
Ata kanë theksuar se nuk do të lejojnë që ky dekret të qëndrojë në fuqi.