Site icon Telegrafi

Nxënësi thyen qafën duke tentuar të bëjë salto në palestër, arsimtarja e edukatës fizike pushohet nga puna (Video, +18)

Një arsimtare është pushuar nga puna, pasi një nxënës theu qafën duke tentuar në prezencë të saj të bëjë një salto në orën e edukatës fizike.

Arsimtarja e edukatës fizike është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda palestrës së shkollës, ku në prezencë të saj një djalosh duke tentuar të bëjë një salto thyen qafën, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara shfaqin nxënësin e identifikuar si Alexander, duke tentuar të bëjë një salto në dyshek me instruksione të arsimtares së edukatës fizike.

Derisa shokët e klasës po e shikonin, Alexander nuk arriti ta bëjë salton dhe përfundoi duke e përplasur kokën në dyshek, veprim ky që i kushtoi me lëndim të rëndë trupor.

Mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë nervin e dëmtuar  në boshtin kurrizor, dhe janë zotuar se pasi të shërohet plotësisht do të mund të vazhdojë të bëjë një jetë normale.

Por, Alexander do të detyrohet që të paktën edhe dy muaj të qëndrojë i shtrirë në spital. Ky djalosh i pafat besohet të jetë nxënës i klasës së pestë.

Ndërkaq, arsimtarja është pushuar nga puna pasi nuk ka arritur t’ia jap udhëzimet e duhura nxënësit derisa tentoi ta bëjë salton. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nsm6-pNM5HA

 

Exit mobile version