Videoja në të cilën shihet një nxënës duke krijuar vija të shkurtra me pluhur të bardhë të cilat më pas e thith në shkollë, ka shokuar gjithë botën.
Videoja e postuar në Snapchat, shfaq momentin kur një i ri i veshur me uniformën e shkollës, thith një lëndë të dyshimtë që ngjason me pluhurin e bardhë (drogë), transmeton Telegrafi.
Por një mësues insiston se pluhurin të cilin ky nxënës e thith, është një bon-bon i shtypur.
Në videon 12 sekondëshe të filmuar nga një grup nxënësish, shihet adoleshenti në uniformë të shkollës duke thithur pluhurin e bardhë në bankën e shkollës.
Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Kent të Anglisë, kurse videon e kanë parë edhe prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë. /Telegrafi/