Site icon Telegrafi

Nxënësi shpërndanë material propagandues, paralajmërohet nga MPB-ja

Një nxënës në Krushevë ka shpërndarë material propagandues të një partie politike opozitare. Sipas policisë, rasti është paraqitur dje në orën 13:30 në stacionin policor në Krushevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Nikolla Karev” në fshatin Norovo, ku nxënësi ka shpërndarë material propagandues (afishe dhe stilograf) të një partie politike”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Ata shtojnë se është përpiluar raport, ndërsa nxënësi është paralajmëruar./Telegrafi/

Exit mobile version