Site icon Telegrafi

Nxënësi i shkollës fillore në Gostivar sulmon arsimtarin

Një pesëmbëdhjetë vjeçar ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë një mësuesi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetovë informojnë se rastin në policia e ka paraqitur i punësuari gjatë ditës së djeshme rreth orës 8 të mëngjesit.

“Pesëmbëdhjetë vjeçari, nxënës në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit, ka sulmuar fizikisht arsimtarin SH.K (62) nga ky fshat. Sulmit i ka paraprirë një zënkë e shkurtër verbale për shkak se nxënësi ka refuzuar që të futet në klasë, pas çka ai e ka sulmuar me grushta duke i shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën e majtë të fytyrës”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas paraqitjes në polici të rastit nxënësi në prani të prindit është marrë në bisedë informative në Stacionin Policorë në Gostivar pas së cilës është lëshuar në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version