Arsenali është nikoqir i Manchester City për përballjen në kuadër të Ligës Premier.
Ndeshja që fillon në ora 20:30, do të luhet në stadiumin “Emirates”.
Për këtë ndeshje, Topçinjtë janë pa Gabriel Jesus, Mohamed Elneny, RFeiss Nelson dhe Emile Smith Rowe, janë të lënduar.
Në anën tjetër, Manchester City ka mungesën e Johen Stones, ndërsa në dyshime është Erling Haaland.
Analizë
Arsenal
Mohamed Elneny do të mungojë për një periudhë të gjatë pas një operacioni për një lëndim në gju.
Gabriel Jesus mbetet jashtë po ashtu me një lëndim në gju, por mund të rikthehet muajin tjetër, pasi filloi përsëri të stërvitet.
Reiss Nelson është afër rikthimit nga lëndimi, megjithëse nuk është ende gati për të luajtur.
Emile Smith Rowe gjithashtu nuk është ende gati të kthehet nga lëndimi.
👊 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝘿𝘼𝙔
🆚 Manchester City
🕢 7.30pm (UK)
🏟️ Emirates Stadium
🏆 Premier League pic.twitter.com/lUpHbjjzFJ— Arsenal (@Arsenal) February 15, 2023
Man City
John Stones vazhdon të mungojë për shkak të një lëndimi në kofshë.
Erling Haaland luajti në pjesën e parë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Aston Villas, megjithëse duket sikur kjo ishte më shumë një masë paraprake.
🙌 IT'S MATCHDAY! 🙌#ManCity pic.twitter.com/HxcTi5KcIr
— Manchester City (@ManCity) February 15, 2023
Statistika
Man City ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Arsenali është i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Parashikim
Arsenali pritet ta fitojë derbin me një gol dallim.
Formacionet e mundshme
Arsenal: Ramsdale, Zinchenko, Magalhaes, Saliba, White, Xhaka, Partey, Odegaard, Saka, Martinelli, Nketiah.
City: Ederson, Ake, Laporte, Dias, Walker, Gudogan, Rodri, Grealish, De bruyne, Mahrez, Haaland. /Telegrafi/