Site icon Telegrafi

Nxënësi nga Anglia gjendet i vdekur në një park – familjarët thonë se ai kishte frikë se bllokimi mund të ndikonte në rezultatin e notave në shkollë

Vdekja e 17-vjeçarit nga Anglia ka nxitur studentët të ngrisin çështjen e presionit të arsimit gjatë bllokimit nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Matthew Mackell, u gjet i vdekur më 7 maj në Parkun Dunorlan në qytetin Tunbridge Wells.

Ndërkaq vëllau i tij Chris Mackell, potencon se në një fletore Mathew kishte shprehur shqetësimin për të ardhmen e tij dhe se si bllokimi do të ndikonte në rezultatin e notave.

“Kishte shkruar për ndjenjat e tij, dhe se nuk ishte i lumtur. Ishte shumë e rëndë, nuk mund të vazhdoja tutje”, u shpreh Chris Mackell.

“Matt ishte vërtet i suksesshëm në shkollë. Po flisja me shokët e tij dhe më kumtuan se ishte më i miri aty”, u shpreh ai.

“Mendoj se i ka shijuar studimet dhe ishte mjaft krenar për vetën e tij”, ka shtuar Mackell.

Familja e të ndjerit e cila jeton në Tunbdrighe Wells po përpiqet të nxjerrë në pah se sa e vështirë mund të jetë shkollimi gjatë mbylljes.

Ndërkaq një faqe për mbledhjen e fondeve ka mbledhur më shumë se 7,300 funte për koston e varrimit të 17-vjeçarit, dhe në shenjë përkujtimore do të mbillet një pemë në Parkun Dunorlan./Telegrafi/

Exit mobile version