Site icon Telegrafi

Nxënësi në Michigan arriti të ndalë autobusin kur shoferja humbi ndjenjat gjatë vozitjes

Një nxënës i shkollës së shtatë në Michigan arriti të ndalë autobusin e tij të shkollës kur shoferja humbi ndjenjat në timon.

Ngjarja ndodhi të mërkurën kur nxënësit e Shkollës Fillore Carter në Warren, Michigan rreth 30 minuta në veri të Detroit po shkonin për në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Shoferja fillimisht iu tha nxënësve se nuk po ndihej mirë dhe se do t’i duhej të ndalej anash rrugës. Por në momentin kur filloi të ngadalësojë shpejtësinë e autobusit ajo humbi ndjenjat.

Nxënësi Dylan Reeves u vu menjëherë në aksion dhe arriti të ndalë autobusin. E gjitha kjo u kap nga kamerat e autobusit.

Reeves tani po cilësohet si një hero pasi shpëtoi shokët e tij nga një skenar i mundshëm përplasjeje.

Policia erdhën në vendngjarje dhe nxënësit u vendosën në një autobus tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version