Mësimdhënësit e një shkolle të mesme në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, nuk mund të ndalonin së qeshuri me nxënësin e njohur vetëm si Schneider.
Ai kishte veshur fustan, vuri parukë dhe syze, duke pretenduar se është nëna tij, që ta merrte telefonin, të cilin ia kishin konfiskuar në shkollë, transmeton Telegrafi.
“Deshi ta merrte telefonin, duke u shtirë se ka ardhur nëna”, shkruan në postimin që është shpërndarë me shpejtësi.
Fotografia e postuar në Twitter, është pëlqyer më se 60 mijë herë, ndërsa shumica e komentuan si një fëmijë të zgjuar. /Telegrafi/