Site icon Telegrafi

Nxënësi hedh gaz lotsjellës në një shkollë në Istog

Policia e Kosovës njoftoi se një nxënës në Istog është arrestuar pasi ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Policia njofton se si pasojë e gazit disa nxënës kanë pësuar shqetësim dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version