Telegrafi

Nxënësi godet me grusht në fytyrë arsimtarin, shikoni çfarë bëjnë nxënësit tjerë (Foto/Video, +18)

Një nxënës kishte goditur me grusht në fytyrë arsimtarin derisa po rrihej me një bashkëmoshatar, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë atij pasi që nxënësit tjerë i dolën në ndihmë arsimtarit.

Një video amatore e postuar në internet, shfaq momentin kur rrahja shpërthen në një klasë të një shkolle amerikane, kur një i ri i veshur me të kuqe godet bashkëmoshatarin e veshur me të zeza, transmeton Telegrafi.

Por në momentin kur arsimtari futet në mes duke u munduar ta qetësoi situatën, nxënësi i dhunshëm godet edhe atë, veprim ky që nervozoi tej mase një nxënës tjetër i cili u përfshi në rrahje duke nokautuar nxënësin që sulmoi arsimtarin. /Telegrafi/