Site icon Telegrafi

Nxënësi me ‘flokë të ngrirë’ përjashtohet nga shkolla, shkaku i vëmendjes së mediave për të (Foto)

Shkaku i vëmendjes së madhe të mediave për të, tetëvjeçari kinez është përjashtuar nga shkolla private, ku e kishin pranuar së fundmi.

Wang Fuman ka marrë nofkën ‘djaloshi i akullt’ pasi fotografia ku ai shfaqet me flokë, qepalla dhe vetulla të ngrira, u shpërnda në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Mësuesja e kishte fotografuar atë, pasi kishte ecur për afro pesë kilometra në minus nëntë gradë Celsius, me një xhaketë të hollë, për të arritur në shkollë.

Shumë shpejtë, ai u bë fytyra e realitetit të varfër në Kinë, si dhe nxiti njerëzit të japin donacione, ndërsa një shkollë private, e ftoi të kryente shkollimin falas.

Në këtë formë, ai do të shmangte rrugëtimin e gjatë, pasi do ta ketë shumë afër shtëpisë.

Fuman ka nisur para një muaji, mësimet në një shkollë shumë të mirë në Yunnan, kur drejtoi kuptoi historinë e dhimbshme të vogëlushit, që është nga një familje me shumë pak të ardhura ekonomike.

Por, zyrtarët e shkollës e kanë thirrur babanë e tij dhe i kërkuan ta merrte, sepse po u nxjerrë telashe.

Prej se ka nisur mësimin, shkolla ishte mbushur me gazetarë nga media të ndryshme, duke iu bërë presion mësimdhënësve dhe nxënësve, teksa kërkonin të dinin historinë e fëmijës.

Sikur mos të kishte shqetësime të mëparshme, tashmë nxënësi duhet të kthehet sërish udhëtimeve të largëta në këmbë, përfshirë edhe motin e ftohtë. /Telegrafi/

Exit mobile version