Bordi i një shkolle në West Virginia, po heton një mësues i cili është kapur duke i bërtitur një nxënësi, pasi ai pretendonte se mësuesi kishte shikuar filma porno në laptopin e tij.
Jeffrey Province 13-vjeç, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën East Bank Middle, thotë se kishte parë mësuesin Thomas Yohn duke shikuar materiale për të rritur gjatë orës së matematikës, transmeton Telegrafi.
Province kishte raportuar për gjithçka tek drejtori i shkollës, ndërsa një orë më vonë mësuesi Yohn është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u bërtitur nxënësve në klasë, si shenjë hakmarrje që është kapur duke shikuar pornografi.
“Nëse edhe njëherë e hap gojën do të denoncoj, për faktin se ke hyrë në zyrën time pa leje”, dëgjohet mësuesi duke kërcënuar një nxënës. /Telegrafi/