Telegrafi

Nxënësi e ngushëlloi me seks: Mësuesja e shpërbleu me nota të shkëlqyeshme

Brenda një semestri, nxënësi 17-vjeçar ishte ndër më të mirët me nota në anglisht, edhe pse më parë nuk kishte shkëlqyer.

Mësuesja Kalyn Thompson, 25 vjeç, është nën akuzë. Ajo punonte prej një viti në Kellyvile High School në Oklahoma.

Nxënësi e ka pranuar se ka bërë seks me mësuesen dy herë: njëherë tek liqeni, njëherë në motel.

Edhe pse mosha konsensuale për seks në Oklahoma është 16 vjeç, Thompson është nën akuzë pasi mësuesi është një figurë autoriteti. Ajo ka dhënë dorëheqje nga puna pas skandalit.