Site icon Telegrafi

Nxënëset rrahen brutalisht në oborrin e shkollës, njëra prej tyre nxjerr thikën 15 centimetra dhe e ther disa herë bashkëmoshataren (Video, +18)

Opinioni argjentinas është shokuar me një video të publikuar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një nxënëse 15-vjeçare theret me thikë në oborrin e shkollës nga një bashkëmoshatare.

Dy nxënëse të shkollës së mesme në qytetin Senz Peni janë rrahur brutalisht, derisa nxënësit tjerë që ishin mbledhur përreth vetëm vëzhgonin duke mos ndërhyrë për të parandaluar rrahjen, dhe filmonin me telefona mobil, transmeton Telegrafi.

Por duket se asnjëri prej tyre nuk kishte menduar që kjo rrahje mund të eskaloj dhe të vazhdojë me armë të ftohta, pasi njëra prej nxënësve nxori një thikë 15 centimetra të gjatë me të cilën filloi ta ther vajzën tjetër.

Dhe vetëm atëherë kur e panë se po rrezikohej jeta e nxënëses, bashkëmoshatarët vrapuan që t’i ndalin. Por edhe pse disa prej tyre arritën t’ia kapin dorën me të cilën mbante thikën, duket se ishte tepër vonë pasi ajo kishte therur bashkëmoshataren disa herë.

Vajza e lënduar është dërguar me urgjencë në spital, kurse sulmuesja është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version