Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës fillore “Naim Frashëri” nga qyteti i Kumanovës, më 7 maj 2018, e vizituan Universitetin e Tetovës.
Drejtuesit e kësaj shkolle, në kuadër të agjendës së tyre për të realizuar vizita në institucione të rëndësishme në vend, kanë përzgjedhur pikërisht UT-në për ta vizituar dhe për t’i njohur nxënësit e tyre me veprimtarinë arsimore dhe shkencore që e zhvillon ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e
Maqedonisë.
Në këtë takim, nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” zhvilluan edhe një bashkëbisedim me profesorët e UT-së, duke shfaqur interesimin, planet e tyre të ardhshme për të vijuar studimet në programet studimore që ofron Universiteti i Tetovës./Telegrafi/