Janë rritur rastet pozitive me COVID-19 në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Numri i lartë i nxënësve dhe mësimdhënësve ka bërë që shkolla të kaloj në skenarin C.
“Në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkolla amë kalon në skenarin C, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Sars-Cov-2”.
“Mësimin online e vazhdojnë klasat e para, dyta, gjashta, shtata, teta dhe nënta”.
“Kujdestarët e klasave duhet t’i informojnë nxënësit se prej nesër (5 nëntor) për 14 ditë do ta ndjekin mësimin online nëpërmjet televizionit ndërsa mësimdhënësit do i përdorin platformat si zoom,chat dhe email për të bashkëpunuar me nxënësit” thuhet nga burimi i Klanit pranë shkollës.