Shumë nxehtë për të qëndruar të vëmendshëm.
Vapa në kryeqytet ua bëri të vështirë betimin ushtarëve gjermanë gjatë ceremonisë shtetërore.
Rreth 400 rekrutë u rreshtuan në Bendlerblock në Tiergarten për të bërë betimet e tyre në 78-vjetorin e atentatit të dështuar ndaj Adolf Hitlerit.
Por shumë u prekën jashtëzakonisht nga temperaturat dhe u alivanosen, raporton bild.
28 rekrutë patën probleme të qarkullimit të gjakut gjatë ngjarjes dhe u desh të trajtoheshin nga mjekët.
“Të gjithë të prekurit tani janë kthyer tek të afërmit e tyre – ne jemi shumë të lumtur për këtë!”, shkruan Ministria e Mbrojtjes në Twitter në mbrëmje.
Tre prej tyre u dërguan gjithashtu në spitalin e Bundeswehr për trajtim, tha një zëdhënës. /Telegrafi/