Site icon Telegrafi

I nxehti afrikan përshin vendin, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha tepër afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 20 deri në 40 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version