Telegrafi

Nxehtësia shkakton edhe dëmtim të brendshëm

Me rritjen e temperaturës së ajrit edhe temperatura e trurit të njeriut rritet ngadalë. Kjo shpjegon pse njerëzit janë nganjëherë të hutuar kur kalojnë më shumë kohë në diell.

Kur jashtë është nxehtë, organizmi u dërgon gjak shtesë organeve vitale në mënyrë që të vazhdojnë funksionimin, ndërsa po ashtu i dërgon më tepër gjak edhe lëkurës që të ndihmojë në ftohje. Kjo do të thotë se në këtë rast dërgohet më pak gjak në drejtim të organeve të tretjes.

“Tretja është prioritet më i vogël, prandaj enët e gjakut të sistemit tonë tretës kufizohen nga perfuzioni. Kjo është arsye pse nuk ju hahet ose pihet kur është nxehtë, ose pse keni mundim nëse keni ngrënë”, thonë ekspertët amerikanë.

Zgjidhja: Duhet të konsumoni ushqim që tretet lehtë, siç janë karbohidratet e thjeshta, ndërsa duhet shmangur ushqimet e pasura me proteina dhe yndyra, të cilat treten shumë më vështirë.

Dhe kuptohet të pini vazhdimisht- ujë ose pije sportive, ndërsa shmangni alkoolin ose kafeinën që mund të shkaktojnë dehidrim.

Duhet pasur kujdes, sepse në rastet më të rënda, të nxehtit mund t’ju sëmurë seriozisht. Sëmurja nga të nxehtit mund të fillojë me gulçe, pastaj rraskapitje, ndërsa mund të zhvillohet edhe kokëdhimbje e fortë, mundim, vjellje dhe ndjesi e ligështisë së madhe.

Sëmundja më e shpeshtë e lidhur me të nxehtit është ‘goditja e nxehtësisë’, me ç’rast ndryshon gjendja mentale, ka marramendje dhe në fund humbet vetëdija. Muskujt mund të lëshojnë që për pasojë vjen deri te pamjaftueshmëria e veshkave, prandaj ‘goditja e nxehtësisë’ është e rrezikshme për jetë. /Telegrafi/