Tanya Rendall nga Gloucestershire e Anglisë, nuk mund të besonte, kur pa se na qielli po binin tufa fijesh bari, në mbarë lagjen e saj.
Fenomenin e pazakontë, 46-vjeçarja arriti ta filmonte, ndërsa shikonte nga oborri i shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.
“Mu dukën si hije të errëta dhe u frikësova, derisa i pashë nga afër që janë bari i zakonshëm”ka thënë Rendall.
Ekspertët e meteorologjisë, kanë thënë se bari është prerë në ndonjë hapësirë në afërsi, ndërsa është ngritur në lartësi nga rrymat e nxehtë të ajrit.
Ky fenomen mendohet se ka ndodhur nga nxehtësia e madhe, në kohën kur ishte 28 gradë Celsius, shumë nxehtë për atë regjion. /Telegrafi/