Telegrafi

Nxehet “Oki”: Eurovisioni ta shpif!

Salvador Sabral ka fituar edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të muzikës ‘Eurovision’.

Kënga e përfaqësueses portugeze “Amar Pelos Dois” rrëmbeu 758 pikë për të dalë fituese në këtë garë, duke lënë pas Bullgarinë dhe Moldavinë.

Kjo ka bërë që të hidhërohet edhe aktori shqiptar i njohur për rolin e “Okit” në serialin “Kafeneja Jonë”, transmeton Telegrafi.

“Eurovision ta shpif”, kanë qenë fjalët e aktorit duke shprehur mllefin me këtë festival të muzikës.

Lexo po ashtu Portugalia fiton Eurovisionin (Foto/Video)

Ndryshe, Linda Halimi me këngën ‘World’ nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e mbrëmshme të Eurovisionit. /Telegrafi/