Site icon Telegrafi

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, në lidhje më atë se demarkacioni ishte debat i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar  se Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë.

“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj.

Rama – Haradinajt: Çështja e Demarkacionit problem i shpikur – rrezikoi seriozisht Kosovën

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin “Zona e Pavarësisë” në “Klan Kosova”, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

Sipas Ramës, kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version