Florian Marku do të zbret sërish në ring, këtë herë në Newcastle për të luftuar kundër uellsianit Chris Jenkins, të shtunë nga ora 20:00.
Kampioni shqiptar i peshave të lehta, Florian Marku sot në matjet zyrtare, nuk është se nuk i doli problem me Jenkins.
Sfida mes të dyve është nxehur shumë më parë se të dy boksierët t’i drejtohen ringut.
🥊 Florian Marku
11 fights
10 wins
6 knockouts🥊 Chris Jenkins
30 fights
23 wins
8 knockoutsSeparated at the weigh-in, colliding in the ring. @boxxer | @bet365 pic.twitter.com/8UxxcbedFR
— bet365 (@bet365) April 1, 2022
Marku i ka folur kundërshtarit siç bën zakonisht, ndërsa ky i fundit ia dërgoi një puthje, e cila bëri që shqiptari ta shtynte kundërshtarin.
Marku i tha Jenkins pas e shtyu se: “Puthjet janë për zonjat jo për mua. Do ta shihni nesër”.
Kisses are for the Ladys not for me. Tomorow y see #andstill pic.twitter.com/ANAMNe0GMC
— Florian Marku 👑 (@FlorianMarku92) April 1, 2022
Menjëherë u desh ndërhyrja e sigurimit të cilët bënë të mundur që meç të mos zhvillohet aty, për ta shtyrë për ditën e nesërme. /Telegrafi/