Telegrafi

Nvidia pezullon lëshimin e RTX 4080 12 GB për shkak të çështjeve me emërtimin

E planifikuar që të lansohet me 16 nëntor bashkë me RTX 4080 16GB më të fuqishëm, RTX 4080 12GB ishte zhytur në polemika që prej prezantimit të saj muajin e kaluar gjatë zbulimit të serisë 40.

Duke iu adresuar polemikave, Nvidia e pranoi se RTX 4080 12GB nuk u emërua në mënyrë të duhur, dhe se të kesh 2 GPU me emërtimin 4080 ishte konfuze, përcjell Telegrafi

Këtu është pjesa përkatëse e deklaratës së kompanisë: “RTX 4080 12 GB është një kartë grafike fantastike, por nuk është emërtuar siç duhet. Të kesh dy GPU me emërtimin 4080 është konfuze”, raporton GSM Arena.

“Pra, ne po shtypim butonin ‘unlaunch’ në 4080 12 GB. RTX 4080 16 GB është i mahnitshëm dhe në rrugën e duhur për të kënaqur lojtarët kudo në botë në ditën e 16 nëntorit”, vazhdonte deklarata e kompanisë.

Që nga shpallja e tij, emërtimi i RTX 4080 12 GB ka qenë një pikë debati midis mediave dhe konsumatorëve.

Ndërsa emërtimi sugjeron se ndryshimi i vetëm midis tij dhe RTX 4080 16 GB është memoria e disponueshme e videos, RTX 4080 12 GB është në fakt gjithashtu një GPU e reduktuar ndjeshëm, me 27% më pak bërthama CUDA dhe gjerësi të reduktuar të memories.

RTX 4080 16 GB është ende në plan dhe do të lansohet më 16 nëntor me të njëjtin çmim fillestar prej 1233 eurove si më parë. /Telegrafi/