Telegrafi

Nvidia në Titan

Superkompjuteri Titan i Oak Ridge do të duhej në konfigurimin e vet të plotë të ketë 18,000 njësi përpunuese grafike (GPU) të Nvidias dhe do të mund të siguroj performancat prej 20 petaflops. Nëse realizohen këto plane Titan do të jetë dy herë më i shpejtë dhe tri herë më efikas në shpenzimin e energjisë nga superkompjuteri aktualisht më i fuqishëm, sistemi japonez K computer. Procesorët e Nvidias qysh tani përdoren në superkompjuterin kinez Tianhe-A1 i cili për ca kohë ishte më i shpejti në botë, e momentalisht është në pozitën e dytë.

Në fazën e parë të zhvillimit të Titanit, Oak Ridge synon të bëj mbindërtimin e sistemit ekzistues Jaguar, i cili momentalisht është kompjuteri i tretë më i shpejtë në botë, me 960 GPU Tesla M2090 të bazuar në arkitekturën Fermi. Këta GPU do të shërbejnë si procesorë ndihmës për procesorët shumëbërthamësh në sistemet Cray XK6. Në fazën e dytë, për të cilën pritet se do të filloj në vitit 2012. Oak Ridge planifikon të integroj deri në 18,000 GPU Tesla të bazuar në arkitekturën e Nvidias të gjeneratën e ardhshme të quajtur Kepler.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të laboratorëve Oak Ridge, Titan do të përdoret për projektet e rëndësishme hulumtuese, duke përfshirë zhvillimin e bio-karburanteve me leverdi komerciale, motorëve të pastër me djegie të brendshme, energjinë më të sigurt nukleare dhe përdorimin më efikas të energjisë së diellit. /Telegrafi/