Gjyqtari Genc Nuza, ka folur për Telegrafin pas ndeshjes së gjykuar nga ai mes Turqisë dhe Moldavisë.
Ai në këtë ndeshje ishte së bashku me dy kolegët e tij Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn.
Nuza shprehet i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes që e gjykoi në mënyrë të shkëlqyer së bashku me asistentët.
“Ishte fantastike. Të gjithë na kanë përgëzuar për paraqitjen. Nuk kam fjalë të tjera. Jam duke e shijuar këtë”, ka thënë Nuza shkurt për Telegrafin.
Turqia e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.
Genc Nuza disa herë është shpallur si më i miri në Kosovë edhe përkundër moshës së tij të re. /Telegrafi/