Telegrafi

Nutricon 2017 – “Për ushqim të shëndetshëm, besoni shkencës e jo rrjeteve sociale”

Hulumtimet shkencore për ushqim të jenë të kapshëm për njerëzit e rëndomtë që të edukohen dhe informohen në mënyrë të drejtë, në vend që të lexojnë çfarëdo qoftë artikuj në Fejsbuk dhe në rrjetet tjera sociale ose ueb-portale të shkruara nga laikë, porositën pjesëmarrësit në Kongresin ndërkombëtar “Nutricon 2017″.

Paralajmëruan për rrezikun nga mashtrimi, që është gjithnjë e më i pranishëm në internet, sidomos kur bëhet fjalë për aspektin shëndetësor të ushqimit. Rekomandohet, theksuan, që shumë produkte të cilat gjoja mjekojnë kancer, e sidomos manipulohet me çfarëdo qoftë dieta dhe gjoja mënyra të shëndetshme të të ushqyerit. Lënë të kuptohet edhe se kohëve të fundit në sulm është edhe ushqimit tradicional. Për të është gjithnjë e më moderne të flitet, ndërsa më pak nga aspekti shkencor.

Sipas profesorëve – ligjërues, politika duhet të largohet nga ushqimi, t’u lihet hapësirë profesionalizimit dhe moralit. Arsimimi për ushqimin, duhet të fillojë në moshën më të re, që në kopshte, si dhe të ketë shtrirje më të gjerë, të kujdesen prindërit, arsimtarët, inspektorët, avokatët, ndërsa para se gjithash politikanët, sepse nga ata varet se si do të organizohet shoqëria. Ata që marrin vendime, u tha, duhet të marrin edhe përgjegjësi.

“Është tragjike që në raport me ushqimit, njerëzit i besojnë Facebook-ut, , e jo bashkësive shkencore. Problemin e gjejmë tek vetja. Si shkencëtarë, i ndalojmë informacione në atare të vogla, të mbyllura. Mjekët në kongrese dhe simpoziume, stomatologët, teknologët, inxhinierët, nutricionistët njëjtë. Nuk ka përzierje mes profesioneve,. ndërsa ushqimi është punë shumë-disiplinore”, tha dr. Vlladimir Kanurikov, organizator i kongresit.

Kohëve të fundit, shtoi ai, ka numër të madh të shkrimeve për ilaçe çudibërëse, dieta, vajra për shërbime, të pambështetura me asnjë fakt shkencor, që përhapen nga një profil në një tjetër, përmes mbarë botës./Telegrafi/