Në emisionin Kojshia Show mysafirë ishte edhe doktor Agron Rexhepi, i cili me profesion është Nutricionist.
Rexhepi ka treguar për mënyrën e të ngrënit gjatë muajit të Ramazanit.
“Çdo person që agjëron, pas mbarimit të muajt të Ramazanit, duhet të rezultojë me të mira shëndetësore. Nëse është fjala për personat me peshë normale edhe ata me mbi peshë, fundi i agjërimit duhet të rezultojë me humbje në peshë së paku 3,4 apo 5 kilogramë, e jo e kundërta të shtohet pasha, që edhe ndodhe tek ne”, tha ai.
Tutje theksoi se shumë bëhen gabime gjatë muajit të Ramazanit, në aspektin e të ushqyerit.
“Po agjëroj e nuk po lëvizi më.., po flej tanë ditën gjithsesi do të shtosh peshë trupore, nuk do të arrish me aktivizu procesin e autofagisë”, u shpreh ai.
Sipas tij, nëse fillimisht pihet ujë dhe hahet hurma, ndikon shumë pozitivisht në organizëm.
“Preferohet më pi ujë i cili kalon shpejt në zorrë dhe, arrihet hidratimi i nevojshëm dhe me ngrënë fillimisht tri hurma, të cilat peshojnë 30 gram. Një gram karbohidrate i ka 4 kilokalori, brenda asaj shpejtësie, dy gota ujë dhe pak hurme që ke ngrenë, i ke futë në trupin tënd 120 kilokalori. I ke marrë sheqernat të cilat shumë shpejt absorbohen dhe e ngrisin nivelin e sheqerit në gjak e glukoza është ushqimi kryesor i trurit. Ushqimi të hahet ngadalë, në mënyrë që të arrihet komunikimi mes qendrës për ngopje dhe lukthit…, për 20 minuta”, u shpreh ndër të tjera Rexhepi./Telegrafi.