Site icon Telegrafi

Nutricionistët thonë se këto ushqime duhet konsumuar së bashku për t’ua gëzuar të mirat shëndetësore

Domatet dhe borziloku, vera dhe djathi, pjepri dhe proshuta – këto janë disa nga produktet të cilat janë bërë për njëri-tjetrin.

Kombinimi i tyre në një pjatë ndihmon t’i gëzoni të gjitha të mirat shëndetësore të shujtave tuaja.

Përveç tyre, nutricionistët thonë se ekzistojnë edhe disa ushqime tjera të cilat e ndihmojnë trupin tonë t’i absorbojmë vitaminat dhe mineralet në mënyrë më efiçiente.

Sallata dhe vaji i ullirit – kombinim i karotenoideve dhe yndyrave të shëndetshme

Yndyrat e ndihmojnë trupin tuaj të absorbojnë trefish më shumë karotenoide, duke përfshirë licopen, beta-karoten dhe antioksidantë.

Mish dhe brokoli – kombinim i hekurit dhe vitaminës C

Hekuri që gjendet në mish do të absorbohet shumë më lehtë nga trupi nëse e kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C.

Lakra dhe salmoni – kombinim i vitaminës D dhe yndyrave të shëndetshme

Kombinimi i burimeve të vitaminës D dhe yndyrave të shëndetshme të peshqve – si salmoni, sardinet, etj. – ndihmon në absorbimin e vitaminës D.

Çaji i gjelbër dhe limoni – antioksidantë

Kombinimi i këtyre është i përsosur: lëngu i limonit e rritë sasinë e antioksidantëve të mirë të cilat trupi i ekstrakton nga çaji i gjelbër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version