Site icon Telegrafi

Nusta fiton çmimin ‘Artistja ndërkombëtare’ në Kënga Magjike: Do të kthehem sërish në Shqipëri

Kësaj radhe në “Kënga Magjike” kanë marrë pjesë edhe artistë nga vende të ndryshme.

Krahas shumë të rejave që na përcollën sivjet, tetë janë artistët ndërkombëtarë që marrin pjesë këtë edicion të 22-të të festivalit.

Fituesja e çmimit ‘Best Internacional’ ishte këngëtarja Nutsa me këngën “We are one”.

Ajo pati rastin që të shfaq vokalin e mrekullueshëm në skenë, duke marrë vëmendjen e gjithë audiencës.

“Jam shumë e lumtur, dua që të jap dashurinë që më dha Shqipërua. Ju dua shumë dhe do të kthehem sërish”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, secili prej artistëve ndërkombëtarë u përcoll me nga një përshëndetje dhe u mbështet nga miq apo artist të njohur, që përshëndetën “Këngën Magjike”. /Telegrafi/

Exit mobile version