Karim Benzema është njëri prej shumë të famshmëve që njeh artin e të gatuarit të Nusret Gokces.
Sulmuesi i Real Madridit ka bërë një pozë me shefin e famshëm të kuzhinës, i cili veçohet për përgatitjen e mishit, e në veçanti për mënyrën e hedhjes së kripës.
Në fotografi, shfaqet Gokce me thikë në dorë afër qafës së francezit dhe shkruan: “Nuk bëri zë”.
Ndërsa në vazhdimin e përshkrimit të fotografisë, Nusreti ka shkruar: “Shihemi në Dubai, vëlla”.
Gokce u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes. Ai ka lindur në Turqi në vitin 1983 dhe është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në internet.
Nga janari i këtij viti, fama e Gokces i rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit. Aktualisht, ai ka mbi 7.6 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.
Restorantin e tij të parë, Nusreti e hapi në Stamboll në vitin 2010, ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi. Tashmë, ai njihet botërisht dhe disa prej yjeve më të njohura të muzikës, filmit e sportit kanë ngrënë ushqim në restorantet e tij. /Telegrafi/