Kuzhinieri që ka bërë famë në mbarë botën, Nusret Gokce, i njohur si Salt Bae, po sigurohet që të rrëmbejë vëmendjen edhe me rastin e zgjedhjeve presidenciale.
Nusreti i cili ka rrjetin e restoranteve të tij Nusr-et në Turqi dhe në regjion, ka arritur të ketë sukses të jashtëzakonshëm.
Ishte pikërisht ai që bëri xhiron e botës me maninë e kryposjes së specialiteteve të tij nën hashtagët #saltbae #saltlife.
Në të njëjtën metodë të kryposjes tash ai ka çuditur duke votuar.
Nusreti shihet teksa voton duke kapur zarfin nga lart dhe duke e hedhur votën e tij si kripën në gatim, çka ka bërë xhiron e botës.
I ashtuquajturi Salt Bae ka konfirmuar se do të hapë shumë shpejt restorante të tij në Londër dhe New York.
Në Turqi aktualisht po mbahet referendumi presidencial, nëse populli turk voton pro ose kundër ndryshimeve kushtetuese që i japin më shumë pushtet presidentit Erdogan. /Telegrafi/