Telegrafi

Nusret mirëpret tifozët kroatë në restorantin e tij në Katar – mbështet fuqishëm Modriqin dhe Përfaqësuesen e Kroacisë

I njohuri Salt Bae, një kuzhinier emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, priti një grup fansash kroatë në restorantin e tij në Doha dhe me atë rast brohoriti në unison me ta.

Influencuesja kroate Anamaria Raic aktualisht po qëndron në Katar, ku po përkrah ekipin e saj të futbollit bashkë me tifozë të shumtë, shkruan mediumi boshnjak Klix.

Para ndeshjes mes Kroacisë dhe Argjentinës, nën shoqërinë e tifozëve të tjerë, ajo ka vizituar restorantin e shefit të njohur turk, Nusret Gokce, i cili njihet me nofkën Salt Bae.

Teksa shoqëria gazmore e veshur me dizajnin e flamurit kroat bërtisnin “Ikni o njerëz, ikni nga qyteti” – atyre iu bashkua edhe Nusreti.

“Ata pushtuan pak restorantin Nusretit”, shkroi ajo krahas një videoje të publikuar në InstaStory.

Pas kësaj, tifozët e mbuluan kuzhinierin me flamurin kroat dhe ai brohoriti në unison me ta: “Modriq, Modriq, Modriq!”.

Anamaria Raic është një nga tifozët e shumtë të Kroacisë që ka shkuar në Katar mëngjesin e sotëm për të përkrahur kombëtaren në ndeshjen e sotme.

Përpara përballjes me Argjentinën në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, influencuesja e Bosnje dhe Hercegovinës, Hana Hadziavdagic, ka përkrahur edhe kombëtaren kroate. /Telegrafi/