Telegrafi

Nusret mburret me çmimet e larta në restorantet e tij – nxit reagime të shumta në internet

Është e vështirë të besohet se njerëzit shpenzojnë më shumë se 100 mijë euro për një darkë, por klientët duket se janë të gatshëm ta bëjnë atë në restorantin Nusr-Et në Dubai, në pronësi të turkut Salt Bae, emri i vërtet i të cilit është Nusret Gokçe.

Së fundmi, Nusret është përballur me kritika të shumta pas një postimi në Instagram ku shfaqet një faturë nga restoranti i tij, Four Seasons në Dubai, e cila kap vlerën e 108 mijë dollarëve.

Edhe pse shumë herë kuzhinieri i njohur ka qenë kryelajm për shkak të çmimeve të larta në restorantet e tij, kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen e njerëzve duke u mburrur me to.

Në mbishkrimin e fotos thuhet: Paratë vijnë paratë shkojnë.

Çmimet e larta i lanë përdoruesit e internetit të shokuar, dhe nxitën kritika të shumta.

Ndryshe, restoranti i Salt Bae në Dubai është një nga 20 të tjerët që ai ka hapur në vende të ndryshme që nga viti 2017. /Telegrafi/